Ilustrim - Foto: KALLXO.com

Sulmoi policin në stacion policor, arrestohet një burrë në Prishtinë

Një burrë nga Prishtina është arrestuar nën dyshimin se përderisa ka qenë në stacion policor ka kanosur një person zyrtar, që ishte në krye të detyrës zyrtare.

Sipas policisë, në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

Rasti ka ndodhur më 17 maj në Stacionin Policor Jugu në kryeqytet.