Policia e Kosovës, Radar. Foto: KALLXO.com

Sulmoi policët pasi i shqiptuan gjobë në trafik

Policia e Kosovës ka arrestuar një të dyshuar pasi i njëjti i ka sulmuar.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë, i njëjti i ka sulmuar zyrtarët policorë pasi i kishin shqiptuar një gjobë në trafik.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Rasti po trajtohet si sulm ndaj personit zyrtar.

Ky rast ka ndodhur në fshatin Landovicë të Prizrenit dje rreth orës 17:50.