Ilustrim Foto: Afrim Ejupi / KALLXO.com
Sulmohet një doktoreshë në Janjevë
Një sulm fizik është raportuar gjatë ditës së djeshme në rrugën “Dardania” në Janjevë.
Rasti është regjistruar në orët e pasdites. Një doktoreshë sipas policisë është sulmuar fizikisht nga një person i dyshuar.
Shkaku i sulmit sipas raportit policor ishte një dokument mjekësorë.
I dyshuari sipas policisë, në shenjë revolte për një dokument mjekësor që nuk e ka marrë pretendohet se sulmoi doktoreshën.
Ky dokument sipas raportit të policisë me rregulla mjekësore nuk u lëshohet pacientëve.
Në lidhje me rastin është njoftuar edhe prokuroria. Në raport nuk përmendet se ndonjë person është ndaluar por që rasti ka vazhduar në procedurë të rregullt, pra personi i dyshuar do të jetë pjesë e procedurës penale për sulm ndaj personit zyrtar gjatë kohës sa është në liri.