Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Sulmohet nga qentë endacakë një doktoreshë në oborrin e QKUK-së

Brenda oborrit të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës është sulmuar nga qenët endacak një doktoreshë.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar Drejtori i Klinikës Emergjente, Naser Syla.

“Po, brenda oborrit të QKUK-së është sulmuar sot një doktoreshë”, ka thënë ai për KALLXO.com.

Syla ka shtuar se gjendja e saj shëndetësore është mirë, mirëpo ai ka shtuar se hiç më larg se mbrëmë është sulmuar një doktor tjetër.

“Një kardiokirurg dhe një oftalmologe janë sulmuar brenda një dite. Doktori është sulmuar mbrëmë në qytet, ndërsa doktoresha sot”, ka thënë Syla.

Tutje ai ka shtuar se doktori nga ky sulm ka pësuar lëndime të rënda trupore.

“Doktori ka pësuar lëndime goxha të rënda”, tha Syla.

Lidhur me rastin, KALLXO.com është në pritje të një përgjigje nga Policia e Kosovës.