Ilustrim

Sulmohet fizikisht një 23-vjeçare në Prishtinë

Një 23-vjeçare dyshohet se është sulmuar fizikisht sot rreth orës 18:00, në rrugën “Bill Klinton” në Prishtinë.

E njëjta është dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare e Kosovës.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ajo ka thënë se Policia është duke punuar në identifikimin dhe arrestimin e personit të dyshuar.

“Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast dyshohet se pas një sulmi fizik, nga një person i dyshuar, është lënduar një person (femër 23 vjeç). E njëjta është dërguar për trajtim mjekësor, ndërkohë që policia është duke punuar për identifikimin dhe arrestimin e personit të dyshuar” – ka thënë Ahmeti

Tutje ajo ka njoftuar rasti është cilësuar si lëndim trupor.