Foto: Ilustrim

Sulm me thikë në Gjilan, i dyshuari në arrati

Një burrë në Gjilan është sulmuar me thikë nga një burrë tjetër i cili gjendet në arrati.

Viktima ka pranuar ndihmën e parë në Spitalin e Gjilanit, e më pas është dërguar në QKUK.

Sipas policisë, rasti ka ndodhur dje rreth orës 22:38, pas një mosmarrëveshjeje.

Në vendin e ngjarjes është konfiskuar një thikë që dyshohet të jetë përdorur në rast.

Hetimet po vazhdojnë.