Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Sot numri më i ulët i rasteve me COVID-19 në javët e fundit

Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit 34 persona kanë rezultuar pozitiv me COVID-19 dhe 122 të tjerë janë shëruar.

Zemaj përmes këtij postimi ka njoftuar se është larguar testi PCR për kalim në Maqedoninë e Veriut.

“Situata momentale epidemiologjike në vendin tonë nuk përbën rrezik dhe përshëndes vendimin e sotëm për hapjen e kufijve pa test PCR” ka shkruar Zemaj.