COVID-19 Ilustrim: Naser Fejza

Nëntë të infektuar me COVID-19, gjashtë të shëruar gjatë 24 orëve të fundit

1 mijë e 802 mostra të dyshuara për coronavirus janë testuar nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë gjatë 24 orëve të fundit dhe prej tyre nëntë kanë rezultuar të infektuar me coronavirus, përderisa gjatë kësaj kohe nuk është evidentuar asnjë rast i vdekjeve.

Në raportin 24 orësh të Ministrisë së Shëndetësisë bëhet e ditur se gjashtë persona janë shëruar nga infeksioni SARs-CoV-2.

Aktualisht në Kosovë janë 314 raste aktive me COVID-19. Prishtina është komuna me më së shumti raste aktive, 56 të tillë.

Deri më tani në Kosovë janë infektuar 161 mijë e 265 qytetarë, kanë vdekur 2 mijë e 989, ndërsa 157 mijë e 965 janë shëruar.

Sa i përket vaksinimit, MSh bënë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë dhënë 2 mijë e 96 doza të vaksinave kundër COVID-19.

“Deri më sot 777 mijë e 730 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë”, thuhet në njoftimin e MSh përderisa njofton se janë administruar 1.6 milion doza të vaksinave.