7 viktima dhe 606 të infektuar nga COVID-19 në Maqedoninë e Veriut
05.11.2021 - 20:10
Shtatë persona kanë vdekur me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut. Ministria e Shëndetësisë, ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit nga 3,257 testime të realizuara, 606 persona kanë rezultuar pozitivë me virusin korona.
Instituti i Shëndetit Publik në 24 orët e fundit kanë regjistruar 320 pacientë të shëruar nga korona virusi. TV21