COVID-19 Ilustrim: Naser Fejza

Një i vdekur dhe 29 të infektuar me COVID-19 brenda 24 orëve

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se një person ka vdekur dhe 29 persona kanë rezultuar të infektuar me COVID-19 brenda 24 orëve nga 2 mijë e 526 mostra të marra në terren nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike.

“Sot janë shëruar 36 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 156 mijë e 448”, thuhet po ashtu në njoftim.

Aktualisht në nivel vendi janë 1 mijë e e43 raste aktive me COVID-19.

Ndërsa sa i përketë vaksinimit, për 24 orë në Kosovë janë vaksinuar 7 mijë e 947 qytetarë.

Ndërsa deri më tani në nivel vendi janë dhënë 1 milion e 476 mijë e 104 doza të vaksinave anti-COVID.