COVID-19 Rezultatet

COVID-19 Ilustrim - Naser Fejza

Nga 2.267 testime, 19 qytetarë rezultojnë pozitiv me COVID-19

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se nga 2.267 testime, 19 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Sipas MSh, gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Ndërkaq, janë shëruar 7 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.582.

Sipas njoftimit, në total numri i rasteve aktive është 126.

Në anën tjetër bëhet e ditur se në 24 orët e fundit janë dhënë 19.609 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 343.330 doza të vaksinës.

Ndërsa, deri më sot 102.210 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.