Skenderaj, me kallashnikov e kërcënon babain e ish-gruas

Mbrëmë në Skenderaj u përdor kallashnikovi si kërcënim në fshatin Runik.

Një person me një armë automatike AK-47 ka kërcënuar babain e ish-bashkëshortes së tij. Ai kishte shtënë disa herë me armë në ajër.

I dyshuari është arrestuar dhe nga i njëjti është sekuestruar një armë automatike AK47 së bashku me 7 fishekë si dhe në vendin e ngjarjes janë gjetur 4 gëzhoja.

Sipas policisë, i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Në anën tjetër, një incident tjetër në Skenderaj u regjistua në raportin 24-orësh të forcave të rendit. Një vrasje në tentativë ka ndodhur në pasnatën e 4 korrikut në fshatin Prekaz i Poshtëm në Skenderaj.

Sipas raportit policor, një person ka shtënë me armë zjarri në drejtim të një veture.

Nga i dyshuari është konfiskuar një pistoletë dhe 8 gëzhoja. Nuk raportohet për të lënduar.

Me vendim të prokurorit i njëjti dërgohet në mbajtje.

Të shtunën pas mesnatës, një inicident dy zyrtarëve të policisë ndodhi në Skenderaj. Në mesin e të dyshuarve është Nuredin Lushtaku, ish-nënkryetar i Komunës së Skenderajt, bashkë me disa familjarë të tij.

Nga ky incident sipas raportit zyrtar të Policisë, dy zyrtarë policor janë plagosur, njëri me armë e tjetri me mjete të forta.

Mbrëmë, polic të njësive speciale e kanë shoqëruar Lushtakun në gjykatën e Mitrovicës. Kjo e fundit i ka caktuara atij masën e paraburgimit prej 30 ditësh.

Vendimi për ndalimin e të njëjtit është bërë gjatë ditës së djeshme pasi Prokuroria thotë se ka grumbulluar prova dhe materiale se i njëjti ka qenë i përfshirë në ngjarjen e 2 korrikut në të cilën mbetën të plagosur dy zyrtar policor.