Tentim vrasje në Skenderaj

Gjatë kohës sa një automjet ishte në lëvizje në Skenderaj, është sulmuar me armë zjarri nga një 31 vjeçar, i cili është arrestuar më pas nga Policia e Kosovës.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Mitrovicës, Fexhrie Pllana.

Ajo ka thënë se ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:30.

Sipas Pllanës, tek personi i dyshuar, A.J., 31 vjeçar, si provë materiale është konfiskuar një armë, një karikator i zbrazur dhe 8 gëzhoja.

I dyshuari, me urdhër të prokurorit, është ndaluar për 48 orë dhe ndaj tij është iniciuar rasti ‘Vrasje në tentativë’.