Foto: Ilustrim

Skenderaj, arrestohet për organizim të lojërave të fatit

Një person është arrestuar në fshatin Klinë e Epërme të Skenderajt nën dyshimin se në lokalin e tij janë organizuar lojëra të fatit, të cilat me ligj janë shpallur të paligjshme.

Rasti ka ndodhur dje rreth orës 13:00.

Sipas njoftimit të Policisë, gjatë kontrollit në lokal janë gjetur dhe konfiskuar disa pajisje të lojërave të fatit, kompjuter, printer etj.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.