S'ka kuorum, nëntë marrëveshje ndërkombëtare mbesin pa u votuar në Kuvend

Kuvendi i Kosovës nuk pati kuorum të mjaftueshëm për të hedhur në votim nëntë marrëveshje ndërkombëtare në seancën e mbajtur më 15.02.2024.

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca ka thënë se këto pika të rendit të ditës do të barten në seancat e radhës.

Ai tha se në Kuvend nuk janë të pranishëm 80 deputetë.

“Konstatoj se prej pikës 3 deri në pikën 11 nuk kemi kuorum. Janë marrëveshje ndërkombëtare dhe nuk po me duket që janë kushtet në Kuvend. Nuk i kemi as 60 deputetë e lerë më 80. Konstatoj që të gjitha këto pika t’i barten një seancë të radhës kurdo që ajo mbahet. Nuk kemi kuorum për marrëveshje ndërkombëtare”- tha ai.

Votimi i marrëveshjeve ndërkombëtare ishte bartur në këtë seancë, pasi as në seancën e mbajtur më 08.02. 2024 nuk ka pas kuorum të mjaftueshëm për votimin e tyre.