Sizmologu tregon sa është e rrezikuar Kosova nga tërmetet

Pas tërmeteve shkatërruese që kanë goditur sot në mëngjes Turqinë dhe Sirinë, ku mbi 3,000 persona kanë humbur jetën dhe mijëra të tjerë janë lënduar, në emisionin “Kallxo Përnime” po debatohet për rrezikun nga tërmetet në Kosovë.

Shemsi Mustafa nga Instituti Sizmik i Kosovës ka thënë se Kosova mund të goditet nga tërmetet çdo 5 vjet.

“Brenda 12 vjetëve Kosova u godit nga 3 tërmete prej 5.0 shkallë të Rihterit. Në Agjencinë tonë, jemi dy zyrtarë sizmologë, andaj edhe kapaciteti jonë për studime është shumë i kufizuar. Si obligim e kemi të bëjmë studime mikrosizmike, sidomos në zonat urbane ku planifikohet të bëhen ndërtime të larta’’ – ka thënë Mustafa, i cili ka shtuar se këto studime nuk janë bërë.