Tajvan, Foto: VOA

Tërmeti në Tajvan, momenti kur personeli i maternitetit mbron foshnjat e porsalindura - VIDEO

Pamjet nga kamerat e sigurisë tregojnë personelin mjekësor të maternitetit duke mbrojtur foshnjat e porsalindura, gjatë një tërmeti në Tajvan të mërkurën (03.04.2024) si pasojë e së cilit humbën jetën të paktën 10 persona ndërsa mbi 1 mijë u lënduan.

“Sigurisht ishim të frikësuara, shumë të frikësuara, por unë mendoj se ky është instinkt natyror i punonjësve të maternitetit. Foshnjat janë pacientët tanë dhe siguria e tyre është shumë e rëndësishme”- tha mbikëqyrësja e maternitetit Chen Ying-chin, raporton Zëri i Amerikës.

Tërmeti, më i forti në 25 vjet, goditi mëngjesin e së mërkurës, në kohën kur njerëzit po përgatiteshin të shkonin në punë ose shkolla. Epiqendra e tij ishte në qarkun lindor Hualien, një zonë kryesisht rurale me pak banorë.