Ishte duke ikur nga banesa gjatë tërmetit, vdes një i ri nga Lushnja pasi u rrëzua nga shkallët

Një 20 vjeçar nga Lushnja raportohet të ketë humbur jetën si pasojë e tërmetit që goditi Shqipërinë mesnatën mes së shtunës dhe të dielës.

Sipas të dhënave paraprake, D. R., në panik e sipër nga lëkundjet ka dalë me vrap nga banesa dhe është rrëzuar nga shkallët.

Ngjarja e rëndë është regjistruar në fshatin Çinar të njësisë administrative Fier-Shegan.

Lëkundje sizmike relativisht të forta janë regjistruar në disa qytete të Shqipërisë, mesnatën mes së shtunës dhe të dielës.

Sipas të dhënave të IGJEUM, lëkundja sizmike me magnitudë 4.2 Rihter u shënua në orën 00:16, teksa epiqendra e saj ishte në Shalëz të Elbasanit, rreth 3 km në perëndim të Cërrikut/a2news.com/