Sindikata e Punëtorëve e RTK-së kërkon emërimin e Bordit të ri

 

Sindikata e Punëtorëve e RTK-së (SPERTK) në një njoftim për media ka bërë të ditur se janë duke i ndjekur me vëmendje zhvillimet që po ndodhin nga ana e Kuvendit të Kosovës në raport me RTK-në.

Ata kërkojnë nga Kuvendi i Kosovës të fillojnë sa më shpejtë procedurat për emërimin e Bordit të ri të RTK-së.

“Si Sindikatë, kërkojmë nga Kuvendi që pa humbur kohë, të zhvillojë procedurat për emërimin e Bordit të ri të RTK-së, duke e përfshirë në këtë proces, për mbikëqyrje, edhe Agjencinë Britanike”, thuhet në njoftim.

Po ashtu, SPERTK bën të ditur që janë duke pritur që së shpejti të fillojë procedura në Kuvend për ligjin e ri të RTK-së, rritjen e buxhetit të RTK-së dhe ndërtimin e objektit të ri të RTK-së.

Kuvendi i Kosovës me shumicë votash ka shkarkuar sot të gjithë anëtarët e Bordit të RTK-së:

Kuvendi shkarkoi 8 anëtarët e Bordit të RTK-së, PDK thotë se u bënë shkelje ligjore e procedurale