Policia e kosoves

Foto: Afrim Ejupi / KALLXO.com

Shtetasja e Shqipërisë arrestohet në Lipjan, dyshohet se ka keqtrajtuar fëmijën e saj

Policia e Kosovës e ka arrestuar një grua shtetase të Shqipërisë në Lipjan.

Ajo po dyshohet se e ka keqtrajtuar fëmijën e saj, të mitur.

Policia ka njoftuar se me vendim të prokurorit, pas intervistimit e dyshuara është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.