
Shqipëria mposht Poloninë, renditet e para në grup
10.9.2023 - 22:47
Kombëtarja e Shqipërisë ka mposhtu Poloninë me rezultat 2:0 në ndeshjen e vlefshme për kualifikimet për kampionatin Euro 2024.
Mirlind Daku ka shënuar golin e dytë për Shqipërinë porsa ka hyrë në lojë, në minutën ’62.
Edhe pjesa e parë u takoi kuqezinjve, të cilët 45-minutëshin e parë e mbyllën me epërsi prej një goli.
Golin e kishte shënuar Jasir Asani në minutën ’37.
Ndërsa, Polonisë VAR-i ia anuloi një gol për shkak të positës jashtë loje të shënuesit.
Pas kësaj fitoreje, Shqipëria renditet e para në grupin E me 10 pikë, e dyta është Republika Çeke me 8 pikë por me një ndeshje më pak të zhvilluar.
Në këtë grup janë edhe Moldavia, Polonia dhe Ishujt Faroe.