Universiteti Hasan Prishtina

Foto: Denis Sllovinja

Kuvendi i Kosovës shqyrton sot statutin e ri të Universitetit të Prishtinës

Deputetët e Kuvendi të Kosovës në seancën e sotme, më 23.05.2024, do të shqyrtojnë statutin e ri të Universitetit të Prishtinës.

Statuti i ri i UP-së u miratua më 14.05.2024 në Komisionin  për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturё, Rini dhe Sport.

Në Komision, deputetja nga radhët e LDK-së, Vlora Dumoshi e ka pyetur ministren e Arsimit, Arbërie Nagavci nëse është për ndërrim të emrit të universitetit.

Ministrja Arbërie Nagavci ka thënë se e respekton draft-statutin të cilin e ka sjell universiteti.

KALLXO.com kishte raportuar në lidhje me polemikat për emrin e UP-së.

Polemikat për heqjen ose lënien e emrit ‘Hasan Prishtina’ në emërtimin e UP-së

Që nga viti 2011, kur edhe ishte miratuar Statuti i parë i UP-së, versioni aktual ka pësuar disa ndryshime.

Një prej ndryshimeve, sipas versionit të propozuar është edhe mënyra e zgjedhjes së rektorit.

Sipas këtij propozimi, konsiderohet e papajtueshme me pozitën e rektorit nëse kandidati ka ushtruar një funksion partiak apo politik në pesë vjetët e fundit nga dita e shpalljes së konkursit.

Po ashtu ky Statut pritet t’i pamundësojë të gjithë atyre që në 10 vitet e fundit kanë ushtruar aktivitet të lartë partiak apo politik që të zgjidhen anëtarë në Këshillin Drejtues.

Po ashtu edhe sekretari i Universitetit nuk duhet të ketë të kaluar politike apo partiake, por në Statut nuk është specifikuar kufizimi i viteve, siç është përcaktuar për pozitën e Rektorit dhe anëtarëve të Këshillit Drejtues.

Statuti i ri UP-së: Nuk mund të jesh rektor nëse në 5 vitet e fundit ke ushtruar funksion politik e partiak