Bjellorusia shënon gol kundër Kosovës

Bjellorusia ka kaluar në epërsi ndaj Kosovës me një gol të shënuar në ndeshjen që po luhet në “Fadil Vokrri”.

Goli u shënua në minutën e 43-të nga Dmitri Antilevski.

Kosova po luan ndaj Bjellorusisë në kuadër të rundit të nëntë në Grupin I të kualifikimeve për kampionatin EURO 2024.

Në këtë grup Kosova është e parafundit me 11 pikë.

Pjesa e parë u mbyll me epërsinë e bjellorusëve, ndonëse Kosova pati shumë raste për të shënuar.