ILUSTRIM- Xhami në Prishtinë. Foto: Denis Sllovinja/Kallxo.com
Shoqërohet në polici personi që kërcënoi për sulm me bombë në Xhaminë e Mitrovicës
28.9.2023 - 13:05
Është shoqëruar në polici një person i cili në rrjete sociale kishte kërcënuar se do hidhte bomba në Xhaminë e Madhe në Mitrovicë.
Zëdhënësi i Policisë Avni Zahiti për Kallxo.com bëri të ditur se i dyshuari është sjellë në stacion për intervistim.
“Është shoqëruar dhe intervistu një person që është parë në videon në fjalë, identitetin e tij nuk mundem për momentin ta bëjë publik”- është shprehur Zahiti.
Në videon e cila është bërë virale në platformën Tik Tok, i dyshuari kërcënonte me kryerjen e një sulmi në Xhaminë e Madhe në Mitrovicë.