Shoqërohet në polici një i dyshuar për bixhoz ilegal

Mbrëmë rreth orës 18:30 Policia ka bërë kontrollimin e lokalit dhe shtëpisë së një burri në fshatin Greikoc të Suharekës nën dyshimin se në lokal janë duke u zhvilluar lojëra të fatit dhe bixhoz i paligjshëm.

Sipas Policisë, gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar një llaptop, një iphone dhe 11 copë fatura të lojës së fatit KENO.

Ndërkaq, i dyshuari është shoqëruar në polici dhe me rekomandim të prokurorit pas intervistimit është liruar, gjersa  rasti procedohet në procedurë të rregullt.

Rati është iniciuar si organizim i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm.