Shoqërohen në Polici dy persona pasi kanosën verbalisht në kufi zyrtarët policorë

Dy persona janë shoqëruar në Polici pasi të njëjtit kishin kanosur verbalisht zyrtarët policorë, në pikën kufitare në Merdarë.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se pas intervistimit, me vendim të prokurorit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.

Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 14:45 në pikën kufitare në Merdarë.