Shkatërrohet grupi kriminal për trafik të drogës dhe emigrantëve, vepronte edhe në Kosovë

Të paktën 50 persona janë arrestuar pas një hetimi mbi 2 vjeçar të Policisë spanjolle dhe asaj shqiptare. Hetimi, i cili u mbështet nga Organizata Ndërkombëtare e Sigurisë, EUROPOL.

Policia e Shqipërisë me anë të një njoftimi në rrjetin social Facebook ka thënë se ishte pjesë e një operacioni ndërkombëtar me Policinë Spanjolle për të shkatërruar një grup kriminal të  përfshirë në kontrabandën e emigranteve dhe mashtrimin me dokumente.

“Janë sekuestruar në cilësinë e provës material dokumente të falsifikuara, dokumentacion financiar, regjistrime të veprimtarive të paligjshme, pajisje elektronike, para dhe droga të ndryshme (kanabis, kokainë dhe droga sintetike)”, thuhet në njoftimin e forcave të rendit në Shqipëri.

Përveç Policisë Shqiptare në këtë operacion kanë marrë pjesë edhe autoritetet e zbatimit të ligjit dhe migracionit në Austri, Francë, Itali, Slloveni, Kosovë, Portugali, Mbretërinë e Bashkuar dhe shtetet e Bashkuara, që ishin të mbështetur nga EUROPOL.

Sipas Policisë së Shtetit Shqiptar, Europoli kishte udhëzuar oficerë për të çmontuar grupin e organizuar të krimit të përfshirë në kontrabandën dhe mashtrimin me dokumentet.

Deri më tani janë arrestuar më shumë se 50 persona dhe janë identifikuar më shumë se 400 emigrantë të identifikuar në aeroporte dhe 1000 dokumente false.

“Korrierët që udhëtonin në Kosovë dhe Shqipëri për të shpërndarë dokumentet e falsifikuara u arrestuan gjithashtu në dhjetor 2020”, thuhet më tutje.

Policia njofton se do të angazhohet maksimalisht për të bashkëpunuar me partnerët për të parandaluar krimin e organizuar dhe trafiqet e paligjshme.