Ilustrim

Shkarkime në komandën e Policisë së Kosovës

KALLXO.com mëson për shkarkime të drejtuesve të Policisë së Kosovës.

Sipas burimeve të KALLXO.com një prej të shkarkuarve është shefi i Njësive Operacionale, Afrim Ahmeti.

Në këtë pozitë Ahmetin do ta zëvendësojë Gazmend Hoxha.

Ende nuk dihet arsyeja e shkarkimit të Ahmetit.

Ndërsa Hoxha deri më sot ka qenë drejtor i Divizionit për Siguri Publike në Policinë e Kosovës.