Shfaqja "Gjithçka 1.5" shfaqet sonte nga teatri "Oda" përmes Facebook-ut  

Shfaqja “Gjithçka 1.5”, prodhim i teatrit “ODA” në Prishtinë, transmetohet sonte në ora 21:00 në formatin online/livestream në faqen zyrtare të këtij teatri. 

“Gjithçka 1.5”  shfaqet në kuadër të kalendarit të përbashkët të teatrove të Kosovës, ndërsa transmetohet njëkohësisht edhe në faqet e Facebook-ut të teatrove që janë pjesë e kalendarit. 

“Gjithçka 1.5”  është një shfaqje që trajton ngjarjet në një dyqan të hapur në hyrje të një ndërtese ku shiten të gjithë artikujt me çmim prej 1.5 euro.

Kjo shfaqje është inskenuar në vitin 2007. 

Regjia e shfaqjes është bërë nga Erson Zymberi, ndërsa luajnë: Ard Islami, Flutura Zeneli, Fisnik Ademi, Edita Hashani, Ernest Zymberi, Florentina Ademi.