Nesër jepet premiera e shfaqjes ‘Udhëtim i gjatë drejt natës’
30.5.2023 - 13:22
Teatri Kombëtar i Kosovës shfaq nesër, më 31 maj 2023, premierën e shfaqjes “Udhëtim i gjatë drejt natës”.
Shfaqja jepet në Amfiteatrin e TKK-së në Pallatin e Rinisë në Prishtinë duke filluar nga ora 20:00.
Shfaqja “Udhëtim i gjatë drejt natës” me tekst të Eugene O’Neill dhe regji të Iliriana Arifit portretizon familjen Tajron, udhëtimin e tyre emocional në sfidat e varësisë dhe pasojat e saj të thella. Xhejms Tajron, babai, lufton me alkoolin.
Në shfaqje luajn: Ernest Malazogu, Arta Selimi, Allmir Suhodolli, Don Shala, Florie Bajoku.
Repriza e kësaj shfaqje do të jepet më 1, 2 dhe 3 qershor në Amfiteatrin e TKK-së.