Shërohen nga COVID-19 të gjithë të infektuarit nga komuna e Gjakovës

Aktualisht në komunën e Gjakovës nuk është asnjë rast pozitiv me COVID-19.

Kjo për arsye se edhe katër pacientët e fundit kanë dalë negativë në testin e dytë.

Lajmin për KALLXO.com e konfirmoi drejtori i Shëndetësisë në Gjakovë, Ferdinand Kolaj.

Kolaj tha se për momentin nuk ka asnjë rast pozitiv në komunën e Gjakovës.

“Edhe 4 rastet e fundit që kanë qenë sot janë testuar për herë të dytë dhe të gjithë kanë dalë negativ. Për momentin në komunën e Gjakovës nuk kemi asnjë rast aktiv me COVID-19”, tha Kolaj për KALLXO.com

Kujtojmë se nga muaji mars deri më tash në Gjakovë kanë qenë gjithsej 16 të infektuar.

Ndër të infektuarit, fillimisht 11 prej tyre ishin shëruar dhe 4 të fundit kishin qenë me COVID-19, ndërsa një grua shtatzënë kishte vdekur disa javë më parë.

Para dy ditësh edhe një grua 90-vjeçare ishte shëruar.