Lajm i Fundit, Coronavirus

Mrekullia në Gjakovë, 90-vjeçarja shërohet nga COVID-19

Një grua 90-vjeçare nga Gjakova është shëruar nga COVID-19.

Lajmin për KALLXO.com e konfirmoi drejtori i shëndetësisë në kuadër të Spitalit të Gjakovës, Afrim Dervishi.

“Po, 90-vjeçarja është shëruar e gjithashtu edhe katër pacientët e tjerë që i kemi me virus në rajonin e Gjakovës janë në gjendje shumë të mirë shëndetësore dhe të njëjtit pritet që të dalin negativ në testin që do t’u bëhet këtë javë”, tha Dervishi për KALLXO.com

Kujtojmë se nga muaji mars deri më tash në Gjakovë kanë qenë gjithsej 16 të infektuar.

Ndër të infektuarit, 11 janë shëruar dhe 4 janë ende duke u trajtuar, ndërsa një grua shtatzënë kishte vdekur disa javë më parë.