Stamboll - Foto: REL/Shutterstock

Seri tërmetesh shkundin Stambollin

Një seri tërmetesh prej 6.2 shkallësh kanë goditur sot qytetin më të madh të Turqisë, Stambollin – ka raportuar televizioni britanik BBC.

Ka pasur shumë raporte të mediave vendase për ndërtesa të lëkundura. Njerëzit kanë dalë nga objektet e tyre – ka raportuar gazetarja e BBC-së në terren Orla Guerin. Vetë ajo ka thënë se asnjëherë nuk ka dëgjuar dridhje kaq të fuqishme qe gjashtë vjet prejse jeton në këtë qytet turk.

Raportohet se në mbarë Stambollin njerëzit janë tronditur prej fuqisë së dridhjes. Selim Tuter ndodhej në vendin e punës në një ndërtesë të lartë në anën europiane të qytetit kur ndodhi tërmeti. Ka thënë se iu duk sikur i rrëshqiti dyshemeja poshtë këmbëve. Pastaj dëgjoi një dridhje të madhe.

“Kur kjo ndodhi, shumë njerëz bënë panik. Shumë njerëz nisën të vraponin.” – ka treguar ajo.

Tuter ka thënë se shumë njerëz në Stamboll kanë frikë prej tërmeteve për shkak të dridhjeve që më 2023 ua morën jetën më shumë se 55,000 personave në Turqi dhe në Siri.

Përgatiti: Rexhep Maloku – Kallxo.com