Foto: Ilustrim
Arrestohet Dardan Krivaqa, i dyshuari kryesor për vrasjen e 18 vjeçares në Ferizaj
Dardan Krivaqa, i dyshuari kryesor për vrasjen e 18 vjeçares në Ferizaj është arrestuar para pak minutash. Lajmin e kanë konfirmuar nga Prokuroria e Ferizajt.
“Prokuroria njofton opinionin publik se lidhur me rastin e vdekjes së 18 vjeçares në Ferizaj, sot rreth orës 12 e 05 minuta, është arrestuari edhe personi i dytë i dyshuar (D,) në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit se i njëjti në bashkëkryerje ka kryer veprën penale “Vrasje e rëndë”, bën të ditur Prokuroria.
Ndryshe i dyshuari Krivaqa ishte në arrati që nga dita e diel, pasi i njëjti bashkë me të dyshuarin tjetër A. S. e kishin dërguar në spitalin e Ferizajt 18 vjeçaren M.O. pa shenja jete.
KALLXO.com raportoi sot lidhur me një rast tjetër penal ku i përfshirë ishte Dardan Krivaqa.
Dardan Krivaqa, i dyshuari kryesor për vrasjen e 18 vjeçares në Ferizaj, është dënuar për një incident të ndodhur në dhjetor të vitit 2020.
Ai kishte pranuar fajësinë se i kishte vënë thikën në fyt duke i shkaktuar lëndimë të dëmtuarit Z. H., por nuk dihet ende në ky aktgjykim ndaj tij është bërë i plotëfuqishëm apo jo.
Dosja e Gjykatës sqaron se i dëmtuari kishte dashur t’i lajmrojë policinë të dyshuarit pasi kishte dyshime që ai po konsumonte drogë, e Dardan Krivaqa menjëherë e kishte kapur për qafe dhe i kishte vënë thikën në fyt duke i shkaktuar gërvishtje në anën e majtë të qafës.