Foto: KALLXO.com

Sami Hamiti: Nuk thirret vetëm një herë votuesi siç është raportuar në media

Komisioni Qendror i Zgjedhje  po diskuton në mbledhjen e sotme edhe vendimin e djeshëm për procedurat e votimit për votuesit nga jashtë Kosovës.

Sami Hamiti, anëtar nga radhët e LDK-së, ka thënnë se nuk është hera e parë që KQZ-ja u telefonon votuesve.

“E kemi rastin e Istogut ku PZAP-ja i ka thirrë në telefon, nga 60 numra në Austri 56 kanë qenë numra inekzistentë dhe për këtë KQZ-ja ka marrë vendim që të thirren në telefon dhe s’ka pasë problem. Gjithçka është menduar dje është që të forcohet procesi i votimit, nuk e kam të qartë pse dikujt i pengon. Nuk thirret vetëm një herë siç është raportuar në media”, ka thënë Hamiti.

Ndërsa Sami Kurteshi nga radhët e Vetëvendosjes ka thënë se një vendim i tillë i ka shqetësuar shumicën e mërgimtarëve.

“Puna e parë është që ky proces për herë të parë po rregullohet në mënyrë normative, tash e kanë një udhëzim që do të tregojë saktësisht se si rrjedh procesi i verifikimit. Këtu janë dy çështje diskutabile, çështja për kontaktimin e aplikuesve me telefon dhe e dyta a ka ndonjë bazë ligjore që nëse nuk lajmrohen në telefon t’u mohohet e drejta”, ka thënë Kurteshi.

Sipas vendimit të KQZ-së prej një e-mail adrese, aplikuesi mund të aplikojë për vete dhe për rrethin e ngushtë familjar, që kanë të njëjtin mbiemër.

Ndërsa në formularët e aplikimit për regjistrim, aplikuesi duhet të shënojë vetëm numrin e tij të telefonit dhe jo të ndonjë familjari.

Tutje KQZ-ja do të verifikojë procesin e aplikimit për regjistrim, duke i kontaktuar të gjithë aplikuesit përmes telefonit dhe nëse aplikuesi nuk lajmërohet në telefon atëherë aplikacioni i tij do të refuzohet.

KQZ-ja do t’u telefonojë votuesve në diasporë, nëse nuk lajmërohen nuk mund të votojnë