Vota, QNR FOTO-KALLXO.com
KQZ-ja do t'u telefonojë votuesve në diasporë, nëse nuk lajmërohen nuk mund të votojnë
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sot ka marrë vendim që votuesit jashtë Kosovës duhet të regjistrohen për votim përmes emailit.
Sipas vendimit, periudha për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës do të fillojë më 13 janar dhe do të përfundojë më 21 janar, në orën 18:00, sipas kohës në Kosovë.
Po ashtu, lidhur me këtë proces, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mori vendim për verifikimin e aplikacioneve për regjistrim.
Sipas vendimit të KQZ-së prej një e-mail adrese, aplikuesi mund të aplikojë për vete dhe për rrethin e ngushtë familjar, që kanë të njëjtin mbiemër.
Ndërsa në formularët e aplikimit për regjistrim, aplikuesi duhet të shënojë vetëm numrin e tij të telefonit dhe jo të ndonjë familjari;
Tutje KQZ-ja do të verifikojë procesin e aplikimit për regjistrim, duke i kontaktuar të gjithë aplikuesit përmes telefonit dhe nëse aplikuesi nuk lajmërohet në telefon atëherë aplikacioni i tij do të refuzohet.
Zgjedhjet parlamentare në Kosovë do mbahen më 14 shkurt të këtij viti.