Ilustrim - Foto: Ministria ukrainase e Mbrojtjes / Facebook

Rusia raporton për 14 të vdekur pasi Ukraina sulmoi qytetin kufitar

Ukraina ka kryer një seri sulmesh ajrore vdekjeprurëse në disa pika në jugperëndim të Rusisë gjatë 24 orëve të fundit, sipas zyrtarëve rusë.

Ministria ruse e urgjencës thotë se 14 persona, përfshirë dy fëmijë u vranë dhe dhjetëra të tjerë u plagosën në qytetin e Belgorodit, rreth 32 km nga kufiri me Ukrainën.

Nëse konfirmohet, sipas BBC-së, ky do të ishte një nga sulmet më vdekjeprurëse ndaj Rusisë gjatë luftës deri më tani – pas gati dy vitesh luftime.

Moska e ka akuzuar vazhdimisht Ukrainën se qëndron pas sulmeve me dronë në muajt e fundit, megjithëse Ukraina nuk ka marrë përgjegjësinë për to.

Sulmet e sotme pasojnë sulmet ruse në Ukrainë të premten, të cilat vranë 39 persona – sipas deklarimi nga Presidenti, Volodymyr Zelensky.

Qytetet në të gjithë Ukrainën u sulmuan, përfshirë kryeqytetin Kiev, Lviv në perëndim, Odesa dhe Zaporizhzhia në jug dhe Dnipro dhe Kharkiv në lindje.