Foto: Denis Sllovinja / KALLXO.com

Rumania dërgon trupa shtesë në Kosovë

Ambasadori rumun në NATO, Dan Neculaescu, ka njoftuar se Rumania do të dërgojë trupa shtesë në Kosovë.

“Pas vendimit të fundit të NATO-s, Rumania do të dërgojë një kontigjent shtesë në nivel kompanie në (kuadër të misionit të NATO-s) KFOR. Forcat tona do të kontribuojnë më tej për një mjedis të sigurt në Ballkanin Perëndimor. Deti i Zi dhe Ballkani Perëndimor janë të një rëndësie strategjike, ndaj ne duhet të mbajmë një fokus të fortë në këto rajone në NATO” – ka shkruar Neculaescu në rrjetin social X.

Shtimi i trupave të NATO-s në Kosovë vjen pas sulmit të 24 shtatorit nga një grup të terrorist ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë të Zveçanit.

Nga ky sulm u vra një polic e u plagos një tjetër.

Misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR, pritet t’i bashkohen rret 200 trupa shtesë nga Britania e Madhe.