Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Rreth 650 gjoba të shqiptuara për mos respektim të masave kundër COVID-19

Policia e Kosovës gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar 647 gjoba ndaj personave dhe bizneseve në bazë të ligjit antiCOVID-19.

Sipas Ligjit Nr. 07/L-006 për Parandalimin dhe Luftimin e Pandemisë COVID-19 në Kosovë, gjoba më e lartë është 2 mijë euro për personat juridik të cilët organizojnë aktivitete të ndaluara, ndërsa gjoba më e ulët është ajo e 35 euro për persona fizik që nuk mbajnë maskë apo distancë fizike, të përcaktuara nga organet kompetente.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia dje ka prezentuar masat e reja kundër COVID-19 që do të hyjnë në fuqi nga e hëna.

Nga e hëna në lokalet e gastronomisë, klientëve dhe stafit do t’u lejohet hyrja vetëm nëse posedojnë kartelen e vaksinimit ose njërin nga testet e bëra për COVID-19.

Nga data 27 shtator lokalet e gastronomisë, për klientët e tyre, do të mund të shfrytëzojnë 50% të hapësirës së mbyllur ndërsa 70% të hapësirës së hapur.

Gastronomia lejohet të punojë nga ora 05:00 deri në 21:30 ndërsa shërbimi, ‘dërgesë me porosi’ lejohet të punojë edhe pas orës 22:00.

Edhe stafet dhe klientët në qendrat tregatare dhe operatorët tjerë ekonomik, duhet të posedojnë kartelen e vaksinimit apo njërin nga testet e COVID-19.

Vitia prezenton masat që hynë në fuqi nga e hëna