Foto: Fatrion Ibrahimi/KALLXO.com

Vitia prezenton masat që hynë në fuqi nga e hëna

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia përmes një konference për media ka prezentuar masat e reja kundër COVID-19 që priten të hyjnë në fuqi që nga e hëna.

Duke filluar nga disa 27 shtatori do të nis procesi mësimor në të gjitha shkollat e Kosovës sipas skenarëve që parashihen në udhëzuesin e vecantë për këtë kategori.

Në klasa nuk do të lejohet më shumë se prania e 20 nxënësëve.

Nga e hëna në lokalet e gastronomisë klientëve dhe stafit do t’u lejohet hyrja vetëm nëse posedojnë kartelen e vaksinimit ose njërin  nga testet e COVID-19.

Nga data 27 shtator lokalet e gastronomisë do të mund të shfrytëzojnë 50% të hapësirës së mbyllur ndërsa 70% të hapësirës së hapur.

Gastronomia lejohet të punojë nga ora 05:00 deri në 21:30 ndërsa shërbimi, ‘dërgesë me porosi’ lejohet të punojë edhe pas orës 22:00.

Edhe në qendra tregatare dhe operatorëve të tjerë ekonomik stafit dhe klientët duhet të posedojnë kartelen e vaksinimit apo njërin nga testet e COVID-19.

Masat e reja në aktivitetet garuese sportive në hapësira të mbyllura parashikojnë shfrytëzimin e 10% të hapësirës ndërsa 30% të hapësirës së hapur për shikues.

Në të gjitha këto raste shikuesit duhet të posedojnë kartelen e vaksinimit ose njërin nga testet e COVID-19.