Foto: Kallxo.com

Rrënojat e monumentit bien në rrugë, intervenojnë zjarrfikësit (VIDEO)

Mëngjesin e ditës së sotme njësitë e zjarrfikësve të Prishtinës kanë intervenuar për të sanuar disa dëmtime që ka pësuar një objekt i trashëgimisë kulturore.

Mbetjet nga objekti i njohur edhe si ish – konsullata serbe në Prishtinë, kanë rënë në rrugë, duke rrezikuar kalimtarët.

Ky objekt pothuajse i rrënuar tërësisht së bashku me objektin ngjitur, janë në listë të trashëgimisë kulturore nën mbrojtje të përkohshme të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sporteve.

Foto: Kallxo.com

Zyrtarë të Ministrisë së Kulturës kanë thënë për Kallxo.com se intervenimi i zjarrfikësve ka ndodhur pasi një dërrasë ka rënë në rrugë nga monumenti i mbrojtur.

“Sipas raportit të kolegëve një dërrasë nga objekti ka rënë në rrugë. Intervenimi i zjarrfikësve ka ardhur pas lajmërimit që kanë bërë qytetarët për rastin”, ka thënë Edona Durguti, drejtoreshë e Qendrës Rajonale të Trashëgimisë Kulturore.

Durguti ka thënë se dy objektet do të rindërtohen.

“Pronarët kanë qenë në Qendra Rajonale e Trashëgimisë Kulturore në Prishtinë i kanë marrë disa të dhëna dhe na kanë deklaruar se do të fillojnë me hartimin e projekteve për restaurimin e shtëpive”, ka thënë ajo.

Dy objektet për vite gjenden në këtë gjendje dhe pos mundësisë së rrënimit të tyre, paraqesin rrezik edhe për kalimtarët e rasti.

Foto: Kallxo.com
Foto: Kallxo.com
Foto: Kallxo.com
Foto: Kallxo.com