FOTO: MKRS

Ministria e Kulturës merr nën mbrojtje të përkohshme 19 asete të reja

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka pasuruar listën e trashëgimisë kulturore duke marrë nën mbrojtje të përkohshme nga shteti 19 asete të reja.

MKRS ka njoftuar se kjo është bërë në pajtueshmëri me ligjin për Trashëgimi Kulturore.

Asetet të cilat janë marrë nën mbrojtje të përkohshme janë:

  • Kroi i fshatit në Istog
  • Ndërtesa e ish Pallatit te Shtypit “Rilindja”- Salla e shtypshkronjës, Prishtinë
  • Materniteti “Nënë Tereza”, Prishtinë
  • Shtëpi Banimi – (Shtëpia e zjarrit) Hysë Popova, Podujevë
  • Kulla e Hamit Berishes, Harilaq, Fushë Kosovë
  • Shtëpia-Kullë e lsmet Xhemailit, Keçekollë, Prishtinë
  • Xhamia e Vjetër, Orllan, Podujevë
  • Shtëpia e Kulturës “Xhemajli Berisha”, Prizren
  • Hani i familjes Zaimi, Prizren
  • Bodrumi i Vjetër, Suharekë
  • Kompleksi i Familjes Kodra, Çadrak, Suharekë
  • Ndërtesa e Selisë sëPartive Politike, Mitrovicë
  • Ndërtesa e Turist Kosovës, Mitrovicë
  • Kulla e Shaban Lushtakut, Mitrovicë
  • Xhamia në fshatin Abri, Skenderaj
  • Xhamia ne fshatin Burojë, Skenderaj
  • Mbathtorja e Agës Xhelë, Pogragjë, Gjilan
  • Shkolla e vjetër në Kokaj, Gjilan
  • Shtëpia e ldriz Feratit, Çelik, Gjilan