
Propozimet e Ministrisë së Kulturës, miratohen 18 asete të trashëgimisë kulturore në mbrojtje të përhershme
Këshilli i Kosovës për Trashëgimi Kulturore ka miratuar, shpalljen e 18 aseteve të trashëgimisë kulturore në mbrojtje të përhershme nga propozimet e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit.
Sipas një njoftimi të këtij këshilli në Facebook, pas një procesi shqyrtimi profesional të dosjeve nga Bordi dhe zyrtarët profesionalë të KKTK-së në mbledhjen e udhëhequr nga kryetarja, Zanita Halimi, të mbajtur më datë 09.06.2023, anëtarët e Bordit me votim miratuan propozimet për shpallje në mbrojtje të përhershme të këtyre aseteve:
Biblioteka Kombëtare e Kosovës “Pjetër Bogdani”, Prishtinë
Bibloteka “Hivzi Sylejmani”- Prishtinë
Kulla e Sahatit – Prishtinë
Muzeu Kombëtar i Kosovës – Prishtinë
Shtëpi banimi e familjes së Hynilerëve – Prishtinë
Xhamia e Çarshisë – Prishtinë
Xhamia e Jashar Pashës – Prishtinë
Kino Lumbardhi – Prizren
Kërëk xhamia – Namazxhah – Prizren
Kompleks banimi i familjes Hadro- Prizren
Shtëpia e Muhamer Shabanit – Përlepnicë, Gjilan
Kompleksi Memorial “Adem Jashari” Prekaz – Skenderaj
Hamami i Vjetër – Vushtrri
Kompleksi i Kullës së Isë Boletinit – Zveçan
Konaku i Tahir Beut – Pejë
Konaku i Kasapollëve – Pejë
Kulla e Sahatit – Rahovec
Lokaliteti Arkeologjik “Vendenis” në Gllamnik – Podujevë.
Prej sot, 46 asete të trashëgimisë kulturore arkeologjike dhe arkitekturore kanë mbrojtje të përhershme.