Foto: Ilustrim

Mitrovicë, digjet një shtëpi - pjesë e trashëgimisë kulturore

Një shtëpi e cila është pjesë e trashëgimisë kulturore në Mitrovicë është përfshirë nga zjarri sonte.

“Sonte rreth orës 20:10 është raportuar se në rrugën “Bedri Gjina” në Mitrovicë, një shtëpi që është pjesë  e trashëgimisë kulturore ështe përfshirë nga zjarri” – konfirmoi për KALLXO.com zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

Zahiti tha se nuk raportohet për persona të lënduar.

“Njësitet kompetente policore kanë nisur hetimet për shkaqet e zjarrit” – shtoi ai.

KALLXO.com ka provuar të kontaktojë me drejtoreshën e Kulturës në këtë komunë, por deri në publikimin e këtij artikulli ajo nuk ka qenë e qasshme.