Rrahje për parking të taksive në Istog

Policia e Kosovës i ka arrestuar dy persona pasi janë rrahur mes vete për një parking të taksive.

Rasti ka ndodhur dje në Istog rreth orës 14:40.

Sipas Policisë, me urdhër të prokurorit dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.