Gjakova

Rrahje mes disa personave në Gjakovë

Një rrahje mes disa personave ka ndodhur mbrëmë në Gjakovë.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Abdullah Babalija” rreth orës 21:00.

Një person ka shkuar në shtëpinë e një personi për t’u sqaruar pas një mosmarrëveshjeje që kishin pasur kohë më parë.

Por, në momentin kur i dyshuari ka shkuar për t’u takuar me viktimën ka filluar ta godasë viktimën  duke i shkaktuar lëndime trupore. Në momentin kur ka filluar rrahja, janë përfshirë edhe disa persona të tjerë.

Sipas raporti policor të 24-të orëve të fundit raportohet se viktima ka marrë tretman mjekësor pas lëndimeve në pjesë të ndryshme të trupit.

Lidhur me rastin janë njoftuar të gjitha njësitë relevante policore si dhe prokurori kujdestar.

Me urdhër të prokurorit i dyshuari është ndaluar për 48 orë ndërsa të dyshuarit e tjerë janë liruar në procedurë të rregullt.