Vota, QNR FOTO-KALLXO.com

Rezultatet e votave me kusht për kandidatët për kryetarë të Obiliqit dhe Kaçanikut

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve ka filluar procesi i numërimit të votave me kusht dhe të personave me nevoja dhe rrethana të veçanta të rundit të dytë për kryetarë të 21 komunave, që u mbajt të dielën më 14 nëntor.

Sipas të dhënave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, gjatë ditës së zgjedhjeve janë hedhur 10,303 vota të cilat janë vota me kusht dhe të personave me nevoja të veçanta.

Pas procesit të verifikimit të tyre, janë konfirmuar 9,313 vota me kusht, ndërsa janë refuzuar 990.

Rezulatet e votave me kusht për kryetarët e komunës së Obiliqit dhe të Kaçanikut:

Obiliq: Xhafer Gashi nga Iniciativa Qytetare për Obiliqin 108 vota, Halit Thaqi nga LVV 87 vota.

Kaçanik: Jeton Raka nga LVV 79 vota dhe Besim Ilazi nga PDK 72 vota.