Rexhep Selimi për Ligjin për UÇK-në: Ka probleme përmbajtësore dhe i referohet pasaktë historisë
Deputeti i Vetëvendosjes, Rexhep Selimi gjatë diskutimit në Kuvend për Ligjin për mbrojtjen e vlerave të UÇK-së, tha se ky ligj ka probleme përmbajtësore dhe nuk është i saktë, sa i përket historisë së UÇK-së.
“Vetëvendosje nuk është kundër vlerave të luftës, që të jenë të mbrojtura. Por a duhet të mbrohet me ligj, nga kush duhet të mbrohet dhe nga kush është e rrezikuar. UÇK nuk ka nevojë për mbrojtje, por për njohje institucionale”, deklaroi Selimi.
Ndërsa propozuesi i këtij ligji, Gazmend Bytyqi i PDK-së, tha se është ligji është i rëndësishëm për të kaluarën e lavdishme.
“Ky projektligj është proceduar në 2018, por për shkak të zgjedhjeve dhe pandemisë ka mbetë. Të gjithë vlerësuam, pa dallime partiake, që ky ligj është i nevojshëm. Jemi të vetëdijshëm që nuk është ligji më i mirë, por qëllimi është më i mirë dhe është mbrojtja e vlerave të UÇK-së”, tha Bytyqi.