Raporti i MAPL-së: Komunat që ende nuk e kanë zgjidhur tërësisht problemin e ujit të pijshëm

Ministria e Administrimit dhe Pushtetit Lokal (MAPL) ka publikuar raportin e performancës së komunave për vitin 2020.

Në fushën e ujit të pijes, sipas raportit, ka një performancë të përgjithshme prej 80.07% në krahasim me vitin 2019 kur ishte 73.10%.

Kjo fushë mat sigurimin apo furnizimin e qytetarëve dhe bizneseve me ujë të pijshëm si dhe realizimin e projekteve komunale për ujë të pijshëm.

Sipas raportit, 6 komuna kanë raportuar për shtrirje të rrjetit të ujit të pijshëm në 100% te ekonomitë familjare, institucionet publike dhe ekonomitë biznesore, kurse 5 komuna nuk kanë ofruar të dhëna të vlefshme.

Komunat që qëndrojnë mirë në këtë fushë me 100% janë Fushë Kosova, Gjakova, Juniku, Mitrovica, Peja, Rahoveci.

Ndërkaq, ato që qëndrojnë më dobët janë Mamusha, Shtërpcë, Ranillug, Novobërdë, Shtime, Graqanica, Vitia, Parteshi.

Për vitin 2020, raporti përmbledh 17 tregues më pak se për vitin 2019, për shkak të rrethanave të pandemisë. Reduktimi i treguesve është bërë në koordinim me zyrtarët komunalë, me të cilët para procesit të matjes është realizuar një vlerësim të përgjithshëm të parametrave të matjes, duke evidentuar treguesit e ndikuar nga pandemia dhe pezulluar 17 prej tyre.

Raportin e plotë mund ta lexoni në këtë LINK