
Ndërtimi i shtëpive në veri. Screenshot: Elbert Krasniqi/Facebook
Hapet thirrja për ndërtimin e shtëpive në veri, Qeveria miraton kërkesën e Ministrisë për 1 milion euro
23.11.2023 - 23:51
Ministri i Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka njoftuar se është hapur thirrja për ndërtimin e shtëpive në katër komunat veriore të Kosovës.
Sipas Krasniqit, në mbledhjen e 173-të të Qeverisë është miratuar kërkesa e MAPL-së për ndarjen e subvencioneve në vlerë 1 milion euro për ndërtimin e shtëpive në katër komunat veriore, pra në Mitrovicën e Veriut, Zubin Potok, Zveçan dhe Leposaviq.
“Zhvillimi i barabartë dhe krijimi i kushteve për banim të qëndrueshëm në secilën pjesë të Kosovës duke përfshirë edhe pjesën veriore është synim dhe parim i kësaj thirrje” – tha ministri.
Ai tregoi se thirrja është hapur sot, më 23 nëntor dhe mbetet e hapur deri më 2 dhjetor.
Detajet e aplikimit mund të gjenden KËTU.